Nënshkruhen Marrëveshjet e Mirëkuptim për bashkëfinancimin e projekteve për ndërtimin e objekteve te NJPZSH- ve, ne komunat Skenderaj dhe Lipjan

Krijuar në datën 09/27/2023

Zëvendësuesi i Drejtorit te Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave z. Shefki Abdullahu, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptim, me dy komunat Skenderaj dhe Lipjan, përkatësisht me kryetarin e Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura dhe atë te Lipjanit z. Imri Ahmeti.

Marrëveshjet e Mirëkuptim kanë për qellim ‘Ndërtimin e Objekteve për Njësit Profesionale te Zjarrfikësve dhe Shpëtimit,’’ përmes bashkëfinancimit te këtyre projekteve.

Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm z. Abdullahu i falënderoi te dy kryetarët për bashkëpunimin ne vazhdimësi me qellim te ngritjes se kapaciteteve dhe ofrimin e infrastrukturës se nevojshme për NJPZSH-ve.